Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mali i Zi shkarkon trajnerin serb pasi bojkotoi ndeshjen me Kosovën

Mali i Zi ka shkarkuar trajnerin e saj serb, Lubisha Tumbakoviq, pasi ka bojkotuar ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës për kualifikimet në “Euro 2020”, ka thënë Federata e Futbollit (FSCG) e këtij shteti.

“Bordi ekzekutiv i Federatës së Malit të Zi mori vendim unanim për të shkarkuar Tumbakoviqin nga detyrat e tij pasi ai vendosi që të mos jetë përgjegjës për ekipin e kombëtares për ndeshjen e mbrëmshme”, ka shkruar FSCG në uebfaqen zyrtare, raporton Reuters.


Lexoni edhe: 

Kosova merr vetëm një pikë në Podgoricë


“Përveç se ishte një befasi e pakëndshme, bojkoti i Tumbakoviqit po ashtu përbën shkelje të detyrave të tij profesionale të përcaktuara në kontratën e tij. Gjithashtu, bordit ekzekutiv i vjen keq që presioni nga disa qarqe rezultoi që edhe lojtarët Filip Stojkoviq dhe Mirko Ivaniq po ashtu bojkotuan ndeshjen”, shkruan tutje Federata, transmeton Koha.net. “Gjërat që nuk kanë të bëjnë me sportin, kanë mundur sportin dhe futbollin në këtë rast”.

E përditshmja e Podgoricës, “Vijesti”, raporton se presioni nga grupet e tifozëve nga Serbia nxiti Tumbakoviqin, si dhe Stojkoviqin dhe Ivaniqin, të cilët janë serb, të që bojkotojnë ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës.

Asnjëri nga ta nuk komentuan asgjë.