Trajneri Lubisha Tumbakoviq nuk do ta udhëheqë Përfaqësuesen e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen eliminatore për "Euro 2020" që luhet sonte në mbrëmje në Podgoricë, ka njoftuar "Vijesti".
Gjithashtu në ekip nuk do të jenë as Mirko Ivaniq e Filip Stojkoviq, lojtarë të Cërvena Zvezdës, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeleksionuesi Tumbakoviq dhe futbollistët, të lindur në Serbi, gjatë dy ditëve të fundit kanë patur presione të mëdha nga Beogradi që të mos paraqiten në ndeshjen kundër Kosovës.
Pas këtij veprimi, raportohet se Tumbakoviq pritet të largohet edhe nga Përfaqësuesja e Malit të Zi.