Real Madridi ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Napolin me rezultat 3 me 1 ndërsa me rezultat të përgjithshëm 6 me 2.
Napoli si ndeshjen e parë në Bernabeu kaloi në epërsi, të cilën nuk e mbajti deri në fund. Golin për napolitanët e realizoi Mertens ndërsa në pjesën e dytë Sergio Ramos me dy gola ia siguroi epërsin Real Madridit.
Golin e fitores e realizoi Alvaro Morata në fund të takimit.