Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham do të jetë synimi kryesor i Real Madridit në vitin 2023, raporton “AS” të enjten.
Manchester United dhe Liverpooli po ashtu raportohet se janë dy klubet tjera të interesuara për transferimin e futbollistit anglez, që ka treguar paraqitje të mira deri tash në Gjermani.
Mesfushori 18-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Edicionin aktual në 37 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.
Artikuj të ngjashëm