Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e gjermanit Joshua Kimmich, raportojnë të enjten mediumet gjermane.
Bëhet e ditur se klubi spanjoll po synon transferimin e Kimmichit vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.
28-vjeçari te Reali po shihet si përforcim i duhur pas Luka Modriqit e Toni Kroosit, të cilët do të jenë pjesë e madrilenëve edhe sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Realit do të ofrojnë rreth 50 milionë euro për ta bindur Bayernin në lirimin e tij.
Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, ndërsa karrierë kanë bërë edhe te Stuttgarti e Leipzigu.
Këtë edicion, Kimmich ka 6 gola e 11 asistime në 44 paraqitje deri më tani.
Ai është kapiten i Përfaqësueses së Gjermanisë, për të cilën ka 76 ndeshje e 5 gola.