Real Madridi po e bën gati ofertën për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e sulmuesit Erling Haaland në verën e vitit të ardhshëm.
Mediumet spanjolle, kanë raportuar të enjten se Reali për vitin e ardhshëm e ka synim kryesor transferimin e Haalandit.
Te Reali po duan që Haaland të jetë partner i Kylian Mbappet në sulm për sezonin e ardhshëm, pasi francezi pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini për t’iu bashkuar madrilenëve si lojtar i lirë.
Haaland është njëri prej lojtarëve kryesor te Dortmundi dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2024.
21-vjeçari këtë sezon ka gjashtë gola e tri asistime në pesë ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin.