Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po mendon për Rashfordin

Real Madridi është duke menduar të bëjë ofertë për sulmuesin anglez të Manchester Unitedit, Marcus Rashford, bëri të ditur “Don Balon” të hënën.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, është i vendosur për të bërë përforcime në sulm vitin e ardhshëm, ndërsa sulmuesi i përfaqësueses së Anglisë është në mesin e kandidatëve për të forcuar sulmin.

Rashford ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje në Premier League për Manchester Unitedin këtë stinor.

Artikuj të ngjashëm