Real Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munichut, francezin Corentin Tolisso, kanë bërë të ditur mediumet spanjolle të martën.
Mësohet se trajneri i Realit, italiani Carlo Ancelotti po insiston në transferimin e Tolissos në fund të këtij sezoni.
Reali mund ta transferojë Tolisson si lojtar të lirë pas francezit në verë i skadon kontrata me Bayernin.
Tolisso tashmë ka paralajmëruar largimin nga bavarezët dhe Ancelotti po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.
27-vjeçari këtë edicion për Bayernin ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.
Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Lyoni.
Artikuj të ngjashëm