Pas Jude Bellinghamit, Real Madridi po synon transferimin e Jobe Bellinghamit, ka njoftuar “Marca” të martën. Jobe është vëllai i vogël i mesfushorit të Real Madridit, i cili është pjesë e skuadrës së Sunderlandit.
Mësohet se skautët e Realit tashmë e kanë monitoruar nga afër 18-vjeçarin dhe kanë dhënë rekomandime pozitive në lidhje me transferimin e tij.
Jobe Bellingham para fillimit të këtij sezoni u transferua nga Birminghami te Sunderlandi dhe Reali është i gatshëm që për kartonin e tij të ofrojë deri në 10 milionë euro. Thuhet se skuadra spanjolle po synon ta ketë Bellinghamin e ri sezonin e ardhshëm në radhët e veta.
Këtë edicion ai ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 12 paraqitje në Championship të Anglisë.