Real Madridi po e synon Christian Eriksenin, i cili në vitin 2020, do të jetë lojtar i lirë dhe pa kontratë.
Mesfushori danez nuk po e vazhdon kontratën me Tottenhamin derisa gazeta AS kupton se Los Blancos janë kandidatët kryesorë për ta transferuar atë, transmeton KTV.
Për 26-vjeçarin ka shumë skuadra të interesuara, në Angli, Itali, por edhe Gjermani, përfshirë këtu top-skuadra si Barcelona, Chelsea e Paris St.Germaini.