Presidenti i Realit, Florentino Perez raportohet se është lodhur me situatën e Cristiano Ronaldos dhe dëshiron që ta largojë nga klubi.
Don Balon raporton se Perez është i gatshëm që ta ofrojë portugezin dhe para për të siguruar shërbimet e yllit brazilian, Neymar, transmeton Koha.net.
Neymari u transferua verën e kaluar në PSG për shifrën rekorde prej 222 milionë euro, ndërsa është i lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu.