Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali bën gati 300 milionë euro për yllin e PSG-së

Raportohet se Real Madridi është i gatshëm të paguajë 300 milionë euro që ta ketë në radhët e veta yllin brazilian, Neymar.

“Los Blancos” është në kërkim të një ylli për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, transmeton Koha.net.

Megjithatë, një transferim i tillë mund të ndodhë në rast se PSG-ja dënohet nga UEFA për thyerjen e rregullave të “Fair Playt Financiar”.

Aktualisht UEFA është duke bërë hetime rreth financave të PSG-së.