Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pyet PSG-në për Neymarin

Ylli brazilian i futbollit, Neymar është lidhur me një rikthim në La Liga, por te rivali i përbetuar i ish-skuadrës së tij Barcelonës – Real Madrid.

Në verën e vitit të ardhshëm Real Madridi do të tentojë transferimin e Neymarit, raporton Le10Sport.

26 vjeçari ka qenë i lidhur qe një kohë me një kalim në Santiago Bernabeu, dhe kampioni i Evropës ka kontaktuar edhe babanë e lojtarit për një transferim më 2019, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se PSG-ja kishte paguar për shërbimet e tij 222 milionë euro, që vazhdon të jetë çmim rekord.

Artikuj të ngjashëm