Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar mund të transferohet te Real Madridi vetëm nëse do ai

Real Madrid nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Neymar në “Santiago Bernabeu”.

Ylli brazilian është i pasigurt për të ardhmen e tij, por gjigantët e La Ligas nuk do të përfshihen nëse ai nuk e dëshiron këtë transferim.

“AS” shkruan se Real Madrid nuk do të bëjë asnjë lëvizje në këtë drejtim, derisa Neymar nuk e bën hapin e parë për largim nga PSG.

Real Madridi edhe pse mbetet i interesuar të nënshkruajnë me Neymarin, nuk dëshiron të nis një “luftë” me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, të cilin e respektojnë shumë.

E ardhmja e Neymarit përfundimisht do të vendoset pas “Copa America”, ku lojtari do të jetë pjesëmarrës me ekipin e Brazilit.

Neymar te PSG është transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro./ksp