Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i gatshëm të japë 130 milionë euro plus dy lojtarë për Neymarin

Real Madridi synon të përforcojë edhe më shumë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Pesë transferime vetëm në muajin qershor, tregojnë se Real Madridi e ka nisur seriozisht punën për të krijuar një skuadër fituese dhe që mos të përsëriten zhgënjimet e një sezoni më parë.

Presidenti Florentino Perez është një adhurues i madh i brazilianit Neymar dhe për ta transferuar në Bernabeu po bënë të pamundurën, transmeton kp. 

Sipas Mundo Deportivo, Reali është gati të paguajë 130 milionë euro në arkat e PSG dhe ofron njërin në mes Gareth Bale dhe James Rodriguez për ta transferuar Neymarin në Madrid.

Megjithëse dëshira e futbollistit është që të kthehet në Barcelonë, një ofertë e tillë mund të jetë e parezistueshme për PSG-në e cila mund ta shesë brazilianin vetëm dy vite pasi e bleu nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.