Real Madridi raportohet se është i gatshëm që ta bëjë Neymarin futbollistin më të paguar në botë, nëse arrin ta transferojë nga Paris Saint-Germaini.
Sipas “Don Balon”, “Los Blancos” duhet të paguajnë 300 milionë euro për yllin e PSG-së, ndërsa do t’i ofrojë pagë 50 milionë euro për sezon.
Kjo pritet të nxisë konflikt me Cristiano Ronaldon që fiton 25 milionë euro për sezon dhe që dëshiron kontratë të re.