Real Madridi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Chelseat për mbrojtësin e krahut të djathtë, Reece James. Bëhet e ditur se Reali ia ka ofruar Chelseat kartonin e Eden Hazardit për atë të Jamesit, marrëveshje kjo që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reali po përpiqet ta largojë Hazardin në janar dhe mesfushori belg ka gjasa të mëdha të rikthehet te Chelsea pasi pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel. Hazard nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij te Real
Madridi, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Chelsea për 150 milionë dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Në anën tjetër, James këtë sezon ka paraqitje te mira te londinezët, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.