Real Madridi po synon të përforcohet. Klubi spanjoll thuhet se po synon transferimin e mbrojtësit anglez, Reece James. James aktivizohet te skuadra e Chelseat.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Eden Hazardit për të transferuar Jamesin.
Hazard nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra spanjolle dhe do të largohet.
Te Chelsea, James është duke kaluar formë të shkëlqyer duke qenë një ndër lojtarët kryesor të Tuchelit.