Sport

Reali ofron 115 milionë euro për Manen

Real Madridi raportohet se po bën gati 115 milionë euro për të transferuar yllin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Sipas “Don Balon”, presidenti i Realit Florentino Perez është fans i madh i senegalezit, të cilin tentoi ta transferojë gjatë verës.

Mane shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos që gjatë verës kaloi te Juventusi.