Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 112 milionë euro për dyshen e Chelseat

Gjiganti spanjoll Real Madrid është vënë pas dyshes së Chelseat, Thibaut Courtois dhe Willian.

Daily Mail raporton se “Los Blancos” po përgatitin një ofertë prej 112 milionë euro për të dy lojtarët, transmeton Koha.net.

Edhe më parë Reali kishte shprehur interesim për portierin belg, megjithatë kësaj liste ia kanë shtuar edhe mesfushorin brazilian, Willian, që është edhe në shënjestrën e Barcelonës.