Real Madridi synon transferimin e dyshes, Thibaut Courtois dhe Willian nga Chelsea.
Sipas “Daily Mail”, madrilenët kanë bërë ofertë prej 112 milionë eurosh për dyshen e “bluve” të Londrës, transmeton koha.net.
Për mesfushorin brazilian Willian, “mbretërit” kanë ofruar 65 milionë euro derisa 47 milionë të tjera për portierin Courtois.
Drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se kjo marrëveshje do të finalizohet gjatë kësaj jave.
Williani ka kontratë me londinezët deri në vitin 2020, përderisa portieri belg është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Artikuj të ngjashëm