Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk ka interesim për blerjen e Mbappes

Vinicius Juniori është kthyer në sensacion te Real Madridi dhe mund të jetë pengesa që ëndrra e Kylian Mbappes për t’u transferuar në Madrid të plotësohet.

Mbappe ka dëshirë të luajë për Realin dhe këtë dëshirë nuk e ka fshehur asnjëherë.

Francezi ishte afër transferimit vitin e kaluar, por vendosi ta rinovojë kontratën me PSG-në. Paraqitjet e Viniciusit së fundmi kanë bërë që të zvogëlohet dëshira e madrilenëve për transferimin e francezit Mbappe, që shënoi “hat-trick” në finale të Botërorit kundër Argjentinës. Mbappe është pranë fitimit të titullit të pestë në Ligue 1 me PSG-në.

Artikuj të ngjashëm