Real Madridi nuk do ta rrezikojë Vinicius Juniorin në këtë vit.
Trajneri Carlo Ancelotti është në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të skuadrës, dhe po planifikojnë që ai të kthehet në fushën e lojës në fillim të vitit 2024.
Braziliani, sulmues i krahut, ka pasur telashe me muskuj së fundmi, por nuk do të rrezikohet që ai të kthehet në fushë më herët se që ka nevojë.
Real Madridi luan me Villarrealin në shtëpi i shkon Alavesit në xhiron e fundit të La Ligas për këtë vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm e pret Mallorcan.
23-vjeçari ka gjashtë gola të shënuar dhe ka kontribuuar me katër asistime në 13 ndeshjet e këtij edicioni.
Artikuj të ngjashëm