Pas Barcelonës edhe Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz ka njoftuar të mërkurën “Don Balon”.
Mësohet se te Reali e shohin Ruizin si përforcim të duhur dhe alternativë për francezin Paul Pogba, i cili po pritet të firmos kontratë të re me Manchester Unitedin, transmeton “Koha Ditore”.
Kartoni i Ruizit vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe Real Madridi është i gatshëm ta paguajë për transferimin e tij gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Ruiz 23-vjeçar, ka treguar paraqitje të mira te Napoli dhe është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Serie A.
Këtë edicion, ai ka një gol në pesë paraqitje. Ruiz te Napoli është transferuar vitin e shkuar nga Betisi për 30 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin italian deri në qershorin e vitit 2023.
Ruiz këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Spanjës dhe deri më tani ka tri ndeshje.