Real Madridi i është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit nga Brazili, Gerson.
“Marca” ka raportuar të martën se drejtuesit e Realit tashmë kanë kontaktuar Gersonin, i cili gjatë kësaj jave pritet të zbarkojë në Madrid për të negociuar rreth transferimit të tij.
Gerson 24-vjeçar ka paralajmëruar largimin nga skuadra e Flamengos, me të cilën ka fituar tre trofe prej vitit 2019, dy tituj kampioni dhe një Copa Libertadores.
Gerson ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2023 kurse për një periudhë ka luajtur edhe në Evropë, te Roma e Fiorentina.
Këtë edicion, Gerson ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në tetë paraqitje për Flamengon, ekip që po kërkon rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin defensiv. Gerson po kërkohet edhe nga Barcelona e Marseille.