Real Madridi ka siguruar brazilianin Vinicius Tobias nga Shakhtar Donetsku, ka njoftuar “AS”. Për shërbimet e tij, thuhet se Reali ka mposhtur konkurrencën e Atletico Madridit që gjithashtu kishte shprehur interesim për 18-vjeçarin.
Në fakt, mbrojtësi i krahut të djathtë është huazuar te Reali deri në fund të edicionit, ndërsa ekipi spanjoll ka opsionin e blerjes së tij për 18 milionë euro.
Tobias do të aktivizohet me ekipin e dytë të Real Madridit gjatë kësaj periudhe. Ai iu bashkua Shakhtarit në janar të këtij viti nga Flamengo, por nuk arriti ta luajë asnjë ndeshje për ekipin nga Ukraina për shkak të luftës. Tobias ka kontratë me Shakhtarin deri në verën e vitit 2026.