Real Madridi ka mohuar raportimet se ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Në vitin e kaluar Mbappe ishte transferuar te PSG-ja në huazim, e këtë verë është kompletuar transferimi i tij i përheshëm në Parkun e Princave, transmeton Koha.net.
Ishte raportuar se Reali ka arritur marrëveshje për transferimin e 19 vjeçarit për shumën rekorde prej 272 milionë euro, megjithatë këtë e ka mohuar klubi spanjoll.
“Duke pasur parasysh informacionet e publikuara në orët e fundit se një marrëveshje ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së për Kylian Mbappen është arritur, Real Madridi konfirmon se këto janë kategorikisht të pavërteta”, thuhet në konfirmimin zyrtare të Realit, që shton se nuk ka bërë asnjë ofertë për francezin.
Mbappe ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar duke shënuar 21 gola në 44 paraqitje në sezonin e tij të parë te PSG-ja.