Sulmuesi Kylian Mbappe mund të konsiderohet lojtar i Real Madridit prej sezonit 2022/23.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të hënën, se Reali ka finalizuar të gjitha detajet e kontratës së sulmuesit francez.
Mbappe te Reali do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të muajit qershor i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
Ai pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, kurse me Realin do të firmosë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore rreth 30 milionë euro. Po ashtu, Mbappe do ta ketë edhe një klauzolë lirimi prej qindra milionë eurosh.
23-vjeçari është pjesë e PSG-së prej vitit 2018, kurse ka pasur një edicion fantastik me 36 gola e 26 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm