Real Madridi ka ofruar 160 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, por që ajo është refuzuar nga klubi parisien, ka raportuar “Sky Sport”.
22-vjeçari, fitues i Kupës së Botës me Francën, iu bashkua PSG-së në vitin 2017 për 165.7 milionë funte, ndërsa kontrata i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Mbappe ka shënuar 133 gola në 174 ndeshje për PSG-në dhe i fitoi tre tituj të Ligue 1 në Francë, si dhe tri Kupa të Francës. Real Madridi që humbi 300 milionë euro të hyra për shkak të Covid-19, e ka transferuar vetëm mbrojtësin David Alaba si lojtar të lirë nga Bayern Munichu këtë verë.
Sergio Ramos u largua në drejtim të PSG-së, po ashtu si transferim i lirë. Raphael Varane u transferua te Manchester Unitedi për 34 milionë funte, derisa Martin Odegaard e la klubin për Arsenalin për rreth 30 milionë euro.