Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali merret vesh me Cityn për Diazin

Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në afatin kalimtar të janarit.

Real Madridi dhe Manchester City janë pajtuar për transferimin e Diaz në Santiago Bernabeu që në fillimit të vitit 2019, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor.

Kampionët e Evropës janë gati të paguajnë 15 milionë euro, plus bonuset, në mënyrë që ta marrin 19-vjeçarin në janar.

Diaz do të nënshkruajë me madrilenët një kontratë gjashtë vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.