Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mbetet të paktën një muaj pa Viniciusin

Vinicius

Te Real Madridi po vazhdojnë problemet me lëndimet e lojtarëve. Pas Arda Guelerit, Eder Militaos e Thibaut Courtoisit, së fundmi është lënduar edhe Vinicius Junior. Braziliani lëndoi muskulin e këmbës ndaj Celta Vigos, ndeshje që u zëvendësua në minutën e 18-të.

Fillimisht, mendohej se lëndimi i tij ishte i lehtë, por “Marca” ka shkruar se është më serioz sesa parashikohej. Madje, thuhet se Vinicus do t’i mungojë Realit për të paktën një muaj, ndërsa do ta humbasë edhe grumbullimin me Përfaqësuesen e Brazilit.

Sipas parashikimeve, sulmuesi i krahut do të mungojë në ndeshjet kampionale me Getafen e Real Sociedadin, si dhe duelin e parë të fazës së grupeve në Champions. Mbetet të shihet nëse Vinicius do të jetë i gatshëm për derbin me Atletico Madridin që Reali e luan në fund të muajit shtator. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar 1 gol në 3 paraqitje kampionale.