Vinicius Junior pritet të mungojë për disa javë pasi u lëndua në ndeshjen e fundit me Brazilin, dhe nuk do të paraqitet kundër Argjentinës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 më 22 nëntor.
Ai u zëvendësua në minutën e 27-të në disfatën 2:1 nga Kolumbia.
Largimin nga përfaqësuesja për shkak të lëndimit e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit e Brazilit.
Sipas mediumit “The Athletic”, Vinicius pritet të mungojë deri në gjashtë javë.
Stafi mjekësor i Brazilit ka parë lëndim të ngjashëm në këmbën e majtë, njësoj si ai që e kishte pësuar në këmbën e djathtë në fillim të këtij viti.
“Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Vinicius Junior në llogarinë e tij në Twitter.