Real Madridi është duke rritur interesimin për portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.
“Mbretërit” kanë shprehur interesim që gjatë janarit të transferojnë një portier dhe sipas “Daily Mail” klubi madrilen ka kthyer vëmendjen kah portieri i Bilbaos, i cili mund të transferohet më lehtë sesa David De Gea dhe Thibaut Courtois.
Arrizabalaga është afër marrëveshjes me Madridin dhe presidenti Florentino Perez me gjasë nuk do të investojë gjatë verës në këtë pozitë.
23-vjeçari pritet të kalojë në Madrid gjatë janarit pasi Reali planifikon të paguajë klauzolën e tij prej 25 milionë eurove.