Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kepa, përforcimi i parë i Realit

Real Madridi do të kompletojë transferimin e portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, në javën e parë të muajit janar, përcjellin mediumet spanjolle të hënën.

Kështu, Kepa do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton “Koha Ditore”. Për transferimin e 23-vjeçarit, Reali do t'i paguajë Bilbaos një dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.

Ndërkohë Kepa do të firmosë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh. Kepa këtë edicion po vlerësohet ndër portierët më të mirë në La Liga dhe është rezervist i David de Geas te Përfaqësuesja e Spanjës.

Me transferimin e Kepas gjatë janarit Reali do të nxjerrë në shitje portierin e dytë, Kiko Casilla, të cilin e transferoi para dy vjetësh nga skuadra e Espanyolit.

Artikuj të ngjashëm