Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon talentin francez Tchouameni

Real Madridi vazhdon të bëjë përpjekje për transferimin e reprezentuesit U-19 të Francës, Aurelien Tchouameni, shkruan “Diario Sport”.

Tchouameni 20-vjeçar ishte kërkuar nga Reali edhe më herët, por ai në janar vendosi të transferohej te Monaco nga Bordeaux.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke e shikuar Tchouamenin si opsion të dytë në rast se dështon ta transferojë yllin Eduardo Camavinga nga Rennesi.

Tchouameni u transferua te Monaco për 18 milionë euro në janar, por duke marrë parasysh vështirësitë financiare të krijuara në futboll shkaku i koronavirusit, ai mund të jetë në dispozicion për 15 milionë euro.