Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon Kanten e Chelseat

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, raportohet si caku kryesor i Real Madridit për verën e këtij viti.

26-vjeçari po vlerësohet si një ndër mesfushorët më të mirë defansivë në botë, me rolin e tij te Chelsea.

Kante ndihmoi Leicesterin të fitonte sezonin e shkuar në Premier Ligë, ndërsa sivjet po udhëheq “Blutë” drejt titullit të radhës.

Sipas “DailyStar”, “Mbretërit” kanë ofruar rreth 51 milionë funte për shërbimet e tij.

Artikuj të ngjashëm