Dele Alli mund të largohet nga Tottenhami gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas “Daily Mailit”, mesfushori anglez është i pakënaqur me situatën e tij te londinezët.
Madje 24-vjeçari nuk u përfshi as në ndeshjen e fundit ndaj Southamptonit duke rritur edhe më shumë dyshimet për një largim. Interesim për Allin ka shprehur Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.
“Mbretërit” thuhet se do të përdorin huazimin e Gareth Baleit, për të transferuar Allin në Madrid. Alli është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2015 kur u transferua nga Dons.