Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alli nuk largohet nga Tottenhami

Dele Alli duket do të qëndrojë në Tottenham të paktën deri në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori anglez është përfolur se mund të largohet nga londinezët pasi ka humbur vendin e titullarit te Spurs.

Interesim për mesfushorin ka shprehur Paris Saint-Germaini, që e ka kërkuar në formë huazimi. Por presidenti i klubit, të Tottenhamit, Daniel Levy, ka bërë të ditur se nuk do të lejoj largimin e Allit.

Mesfushori këtë sezon ka luajtur në vetëm 163 minuta duke shënuar një gol dhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm