Real Madridi ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germainit, brazilianin Marquinhos, përcjellë të martën “Le Buteur”.
Mësohet se te Reali po e shohin Marquinhosin si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes. Madje, braziliani po shihet si zëvendësim për Sergio Ramosin e Raphael Varanen, të cilët pritet të largohen nga Reali në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarquinhos është kapiten i PSG-s dhe këtë sezon ka 34 ndeshje, ku ka shënuar pesë gola e ka bërë një asistim.
26-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2024 kurse ka edhe 47 ndeshje e dy gola të realizuar për Përfaqësuesen e Brazilit. Marquinhos është pjesë e PSG-s prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Roma.