Paris Saint-Germain është duke përgatitur kontratë të re për kapitenin Marquinhos.
Drejtuesit e klubit francez dëshirojnë ta shpërblejnë me kontratë të re brazilianin që ka treguar formë të lartë këtë edicion.
Krerët e klubit do t’i ofrojnë rritje të pagës dhe kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Paris deri në vitin 2026.
27-vjeçari këtë sezon ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola.
Marquinhos është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 kur u transferua nga Roma.
Artikuj të ngjashëm