Mbrojtësi i Brazilit, Marquinhos, do të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit edhe për një periudhë të gjatë. “L’Equipe” ka bërë të ditur të mërkurën se braziliani ka arritur marrëveshje me Parisin për rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Me rinovimin e kontratës, Marquinhos do të mbetet te Parisi deri në verën e vitit 2027.
Krahas rinovimit të kontratës, braziliani do të ketë edhe rritje të pagës, pasi vlerësohet ndër lojtarët më të rëndësishëm në klub. 28-vjeçari është kapiten i ekipit francez, të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Roma.
Në 23 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Marquinhos ka realizuar edhe dy gola.