Mbrojtësi i Brazilit, Marquinhos do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit edhe për një kohë të gjatë.
Në fakt, 28-vjeçari ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me Parisin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, përcjell “FootMercato” të dielën.
Me rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare këtë muaj, Marquinhos do të qëndrojë të PSG-ja deri në verën e vitit 2027. “Shpresoj që gjithçka të bëhet zyrtare shumë shpejt, pasi pothuajse e kemi përfunduar çdo detaj”, tha braziliani. Marquinhos është kapiten i Parisit, ndërsa këtë sezon në 38 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar edhe dy gola. Ai është pjesë e ekipit nga Franca prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Roma.
Artikuj të ngjashëm