Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, do të mbetet pjesë e klubit francez.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv, Leonardo. “Marquinhos do të qëndrojë në Paris për një kohë të gjatë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Leonardo.
Marquinhos ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.
Braziliani ka nisur bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës. 27-vjeçari është pjesë e klubit francez që nga viti 2013, kur u transferua nga Roma.
Këtë edicion në 13 paraqitje në elitën e futbollit francez ka shënuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm