Real Madridi është duke tentuar me çdo kusht të mbajë në skuadër kapitenin Sergio Ramos.
Sipas mediave spanjolle, krerët e klubit do të nisin bisedimet me mbrojtësin për ta bindur të mbetet në Madrid.
Ramos është në vitin e fundit të kontratës me “Mbretërit” dhe nuk ka pranuar kontratën e re.
Mbrojtësi spanjoll po kërkohet nga skuadra si Manchester United, Tottenhami dhe Paris Saint-Germaini.
35-vjeçari është pjesë e Real Madridi që nga viti 2005, kur u transferua nga Sevilla.
Gjatë kësaj kohe ai ka arritur të fitojë pesë tituj kampioni dhe katër herë Ligën e Kampionëve.
Ramos ka 666 paraqitje për madrilenët duke shënuar edhe 100 gola.
Artikuj të ngjashëm