Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi refuzon të heqë dorë nga kushtet e tij

Foto: AP

Kapiteni Sergio Ramos po refuzon të heqë dorë nga kushtet e tij për një kontratë të re me Real Madridin, shkruan të dielën “Marca”.

Reali i ka ofruar 35-vjeçarit një marrëveshje të re njëvjeçare, por ai insiston në kushtet e kërkuara nga ai, pra të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2023. E nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje, Ramosi do të largohet si lojtar i lirë në fund të qershorit nga Reali.

Artikuj të ngjashëm