Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi i ofron kontratë të re Ramosit

Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i Real Madridit, është në vitin e fundit të kontratës e cila i skadon këtë verë. Kapiteni i madrilenëve nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës.

Mediat spanjolle kanë raportuar të premten se krerët e klubit spanjoll i kanë ofruar kontratë të re Ramosit.

Real Madridi i ka ofruar kontratë dyvjeçare me pagë më të ulët se 10 për qind sa fiton aktualisht.

Për Ramosin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur skuadra si PSG-ja, Manchester City dhe Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm