Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos i pavendosur për të ardhmen e tij

Sergio Ramos

Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i Real Madridit është në vitin e fundit të kontratës dhe do të jetë futbollist i lirë. Klubi spanjoll tash e disa kohë ka nisur bisedimet me kapitenin për vazhdimin e kontratës por nuk ka gjetur marrëveshjen.

Sipas mediave spanjolle Ramos u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se për të ardhmen e tij do të vendos së shpejti. Interesim për mbrojtësin 35-vjeçar kanë shprehur Manchester Unitedi, PSG-ja dhe Chelsea.