Manchester City ka hyr në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos.
Mbrojtësi spanjoll nuk e ka vazhduar kontratën me madrilenët që i skadon në qershor të këtij viti.
Mediat në Ishull kanë raportuar të hënë se krerët e klubit të Cityt po synojnë ta bindin Ramosin të transferohet në “Etihad”.
Klubi anglez i ka ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Për shërbimet e 35-vjeçarit interesim ka shprehur edhe PSG-ja.