Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi pajtohet me largimin e Ramosit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, nuk do ta nënshkruajë kontratën e re. Real Madridi ka pranuar që kapiteni Ramos do të largohet në fund të sezonit, shkruan të martën “COPE.

Siç raporton gazetari SIo Lopez, Reali nuk do t’i bëjë ofertë tjetër Ramosit, i cili i ka thënë klubit se e ardhmja e tij qëndron në një anë tjetër të Evropës. PSG-ja dhe Manchester United janë në mesin e klubeve të mëdha që po interesohen për blerjen e mbrojtësit spanjoll. 34-vjeçari me Realin ka kontratë deri në qershor të këtij viti, ndërsa aktualisht mungon shkaku i lëndimit.

Artikuj të ngjashëm