Sergio Ramos dhe Raphael Varane mund të largohen gjatë verës nga Real Madridi.
Kapiteni Ramos, nuk e ka vazhduar ende kontratën e cila i skadon në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi i Real Madridi ka refuzuar ofertën e parë të klubit madrilen pasi nuk është i kënaqur me kushtet e ofruar.
Në të njëjtën situatë është edhe mbrojtësi tjetër Varane. Ky i fundi thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet nga klubi për të provuar një aventurë të re.
Varane ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.